HOROSKOPI, 20 GUSHT/ Kujdes! Kjo shenjë mendon se dikush po e gënjen dhe duhet të… – AlpeGossip
HOROSKOPI, 20 GUSHT/ Kujdes! Kjo shenjë mendon se dikush po e gënjen dhe duhet të…

HOROSKOPI, 20 GUSHT/ Kujdes! Kjo shenjë mendon se dikush po e gënjen dhe duhet të…

AlpeNews.al sjell për të gjithë lexuesit horoskopin ditor të së martë datë 20 Gusht 2019, përshtatur nga “Daily Horoscope”.

Dashi

Mendoni se dikush po ju gënjen. Nëse në këtë moment ju ndjeni se diçka nuk po shkon ashtu siç duhet, besoni intuitën tuaj. Sado bindëse të duket diçka mos merrni asgjë të vërtetë dhe të mirëqenë pa e vërtetuar njëherë vetë.

Demi

Je shumë i mirë për ti vendosur gjërat në rend. Edhe pse e di këtë, ndonjëherë dyshon në veten tënde. Jo gjithmonë ken ë veten tënde sigurinë që ke fituar dhe meriton. Ky është një moment i mirë që ti të reflektosh dhe të mendosh për të gjitha sukseset e tua të mëparshme dhe të besosh sërisht në vete.

Binjakët

Kur përfshihesh në diçka, ti e shikon si një investim në veten tënde. Ti punon shumë fort derisa të shohësh atë rezultat që ke kërkuar. Suksesi është qëllimi yt i parë. Duhet të bësh atë gjë për të cilën ti ndihesh më rehat. Duke shijuar suksesi tënd, provo dhe të jesh tolerant dhe i respektushëm ndaj suksesit të të tjerëve gjithashtu.

Gaforrja

Ndoshta ke vendosur se nuk je mjaftueshëm i talentuar , i zgjuar ose thjesht nuk ofron aq sa duhet në mënyrë që të marrësh një mundësi. Kur të kuptosh se je autori i jetës tënde, atëherë do fillosh të mendosh se mund të arrisësh atë që do. Nëse ndihesh sikur do të përmbushësh një qëllim që akoma të intrigon, vazhdo dhe bëjë. Mund ta bësh veten tënde të arrijë me shpejtësi përmbushjen e misionit pavarësisht se ku ke ngecur. Në të njejtën kohë do ti provosh dhe vetes çfarë je i aftë të bësh.

Luani

Nëse ndihesh sikur ke mbetur mbrapa me një qëllim dhe projekt dhe mendon se nuk do mund të arrisësh kurrë aty ku duhet, krijo një axhendë të zënë që do të mund të të ndihmojë të shkoh përpara. Kur njerëzit janë të zënë, bëjnë më shumë punë sepse mbahen në ritmin që kanë nisur. Sapo të kesh hyrë në rrymën e punës do fillosh të kapësh çdo gjë aty ku e le. Mund ti arrisësh të gjitha.

Virgjëresha

Nëse mendon se je në një rrugë që nuk do të të çojë në asnjë vend që do të të bëjë të lumtur atëherë e ke gabim. Ndonjëherë lumturia fillon aty ku mbaron rruga. Në vënd të kthehesh mbrapa dhe të ndjekësh atë rrugë ku ke qenë gjithmonë, provo të shkosh deri në fund të rrugës që ke nisur. Mund të bësh një zbulim të shkëlqyer dhe të kuptosh që prap mund ta gjesh lumturinë.

Peshorja

Zgjedhjet tona zakonishtë vijnë si një miks i asaj çfarë na thotë zemra dhe mendja. Është një balancë e zgjuar por nuk funksionon gjithmonë ashtu siç duhet për ty. Në këtë moment mund të jesh duke u përpjekur shumë të bësh një zgjedhje duke e ditur se nuk mund të bëhet në bazë të logjikës. Zemra po të shtyn në një drejtim dhe mund të jetë e vështirë për ti rezistuar. Nëse ke një ndjenjë të fortë për këtë, atëherë ndiq zemrën. Është e thjeshtë.

Akrepi

Në jetën tënde tani ka ardhur dikush që ti duhet ta njohësh. Edhe pse mund të të duket sikur nuk ke ndonjë preferencë ose interes për të, eksploro dhe shko më tej asaj çfarë ti mendon se do. Mund të zbulosh gjra tepër interesante dhe që do të të pëlqejnë më shumë seç e kishe menduar.

Shigjetari

Të gjithë kemi pëlqime dhe mospëlqimet tona. Përshkak se kanë qendruar me ne gjatë gjithë jetës tonë, i konsiderojmë si ligje të vendosura për veten tonë dhe nuk guxojmë të shkelim mbi to. Por ne rritemi, ndryshojmë. Kjo do të thotë se gjëra që nuk i kemi pëlqyer më para tani mund të na duken interesante.  Ka diçka në jetën që duhet ta provosh përsëri. Nëse më përpara nuk e ke pëlqyer tani ndoshta mund të të interesojë si ide.

Bricjapi

Ndihesh sikur tani po bën diçka që ka shumë nevojë për balancë. Kjo do të thotë se ti duhet të jesh tepër i kujdesshëm me hapat që merr. Fokusohu që çdo hap që hedh, ta hedhësh për të arritur një sukses e jo për ta shkatërruar qëllimin që ke.

Ujori

Dikush që më parë të ka bërë diçka që nuk të ka pëlqyer, tani po kthehet tek ti për të të kërkuar një nder.Edhe pse ndihesh sikur nuk do të merresh me këtë njeri prap, vazhdon të ndihesh keq për faktin se nuk do i japësh një mundësi të dytë. Por gjithsesi, nëse dëshiron ta ndihmosh bëj atë çfarë të thotë zemra. Edhe po e ndihmove ki parasysh të ruash dhe veten tënde.

Peshqit

Disa përpjekje që po bën këto kohë mendon se po të dalin për keq. Mos u shqetëso gjërat mund të zgjidhen shumë shpejtë. Duhet të mundohesh vetëm pak për të rregulluar atë që mendon se e ke gabim. Mund ta bësh.

/AlpeNews.al