I ÇMENDI TË GJTIHË ME VESHJEN SEKSI/ Sandalet e Nora Istrefit kushtojnë sa tre rroga (FOTO) - AlpeGossip
I ÇMENDI TË GJTIHË ME VESHJEN SEKSI/ Sandalet e Nora Istrefit kushtojnë sa tre rroga (FOTO)

I ÇMENDI TË GJTIHË ME VESHJEN SEKSI/ Sandalet e Nora Istrefit kushtojnë sa tre rroga (FOTO)

Nora Istrefi fare mirë mund të ishte bërë edhe një blogere mode. Këngëtarja nga Kosova krahas hiteve që publikon herë pas here, njihet edhe për stilin e spikatur të veshjes dhe imazhin e kuruar.

E meqënëse jemi këtu le të ndalemi pak te video-ja më e fundit që ka publikuar Nora në Instagram. E veshur me një kostum të bardhë të tejdukshme me xhaketë dhe pantallona të punuara me dantellë, teksa parakalon përpara derës së vilës së saj në Prishtinë duke mbajtur në duar çantën Chanel ne na mbetën sytë tek sandalet.

Showgirl-i mban veshur një palë sandale Christian Louboutin, që njihen për shollën e tyre të kuqe, dhe ka zgjedhur një ndër modelet më të fundit “Marie Edwina”. Të frymëzuara nga kërcimtaret e kabaresë sandalet Louboutin që Nora i ka zgjedhur në ngjyrën e bardhë janë me lidhje material sateni, me pjesë transparente përpara e rrip në mes të gishtave e me pendë struci në pjesën e lidhjes anësore.