I dhanë vetëm pak kohë jetë/ Gruaja realizon dëshirën më të madhe të jetës (FOTO) – AlpeGossip
I dhanë vetëm pak kohë jetë/ Gruaja realizon dëshirën më të madhe të jetës (FOTO)

I dhanë vetëm pak kohë jetë/ Gruaja realizon dëshirën më të madhe të jetës (FOTO)

Një nënë e re që po vdes nga kanceri i zorrëve shkoi drejt altarit dhe u martua me partnerin e saj në një ‘dasmë përrallash”.

Kaylea McCole i dhanë vetëm disa muaj pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.

Dhe 31-vjeçarja plotësoi dëshirën e përjetshme për të ndarë të njëjtin mbiemër me fëmijët kur të martohej me Mark McCole në W

alton, Liverpool.

Mamaja e dy fëmijëve i emocionoi të gjithëve ndërsa ecte drejt altarit me fustanin mahnitës të bardhë së bashku me babain e saj Chris.

Pas ceremonisë, Kaylea tha se dita e madhe e jetës së saj ishte si një përrallë.

Kaylea dhe Marku kanë qenë së bashku për 13 vite dhe i thanë “po” njëri-tjetrit në Kishën Blessed Sacrament në Walton të shtunën.

Nusja u diagnostikua me kancer të fazës së katër në janar dhe muajin e kaluar ia dha lajmi i keq se gjendja e saj ishte terminale.

Kaylea vendosi se dëshira e saj e fundit ishte të martohej kështu që donte të vdiste me të njëjtin mbiemër si fëmijët e saj.

Ajo shpjegoi: “Dua që ata të kuptojnë se isha pjesë e jetës së tyre, madje edhe kur nuk jam më.”