I kujtojnë vdekjen e burrit, këngëtarja shqiptare shpërthen në lot në emisionin live – AlpeGossip
I kujtojnë vdekjen e burrit, këngëtarja shqiptare shpërthen në lot në emisionin live

I kujtojnë vdekjen e burrit, këngëtarja shqiptare shpërthen në lot në emisionin live

Këngëtarja e hitit “Nënë dhe zot” ka qenë një nga artistet më të njohura vite më parë në Shqipëri, e cila vijon dhe sot të ushtrojë profesionin e saj. Bëhet fjalë për Jolanda Dhamon, e cila ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku dhe është pyetur për humbjen e bashkëshortit.

Kur Rudina e ka pyetur për këtë ngjarje të rëndë, Jolanda nuk ka mundur të mbaj veten dhe ka shpërthyer në lot teksa ka treguar se bashkëshorti i saj, Arkilea, i cili ka qenë me origjinë greke, vdiq natën e vitit të ri, kur Jolanda ndodhej në Shqipëri për një koncert.

“Ai nuk i kishte mbushur ende 60 vjeç. Unë isha në një koncert në Durrës, isha bërë gati dhe i them një shoqes time për të dalë se më hahej diçka e ëmbël. Në moment më bie telefoni, ishte kunati im, më thotë: “Lola, Arkilea është shumë rëndë”. Siç e kisha bakllavanë në dorë më ra në tokë. E mora sërish në telefon dhe më tregoi që Arkilea kishte ndërruar jetë. Ashtu si isha u nisa të kërkoj biletë për të ikur sa më shpejt. Atje ishin mbledhur të gjithë njerëzit tek shtëpia e kunatës.”

 

“Për 6 ditë unë nuk e kam parë sepse trupi i tij ishte në morg. Unë kam humbur njeriun më të afërt, e kisha gjithçka. Ai ka përballuar gjithë jetën me mua, është e vështirë të jetosh me një këngëtare. Ai kishte probleme me zemrën dhe në moshën 40-vjeçare ka pësuar një infarkt shumë të rëndë dhe doktorët i thanë për operacion. Por ishte shumë i mbajtur, merrej me sport, bënte palestër”, tregoi mes lotësh Jolanda.