"I SHKOVA NË STUDIO"/ Fifi nuk gjente dot asnjë kontakt të MC Kreshës për 8 muaj (VIDEO) - AlpeGossip
“I SHKOVA NË STUDIO”/ Fifi nuk gjente dot asnjë kontakt të MC Kreshës për 8 muaj (VIDEO)

“I SHKOVA NË STUDIO”/ Fifi nuk gjente dot asnjë kontakt të MC Kreshës për 8 muaj (VIDEO)

Sot është një ndër këngët më të pëlqyera dhe një ndër bashkëpunimet më të vlerësuara të “Këngës Magjike”, por lidhja e Fifit me MC Kreshën nuk ka qenë fare e lehtë.

E ftuar në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në Klan Kosova, këngëtarja e famshme shqiptare Fifi, ka treguar sesi arriti të bindë reperin të bëhet pjesë e këngës së saj, me ndihmën e Ardit Gjebreas.

Fifi tregoi se për 8 muaj nuk arriti të gjente dot asnjë kontakt të Kreshës dhe kur arriti t’ia prezantonte këngën atij, reperi e refuzoi duke thënë se nuk është në stilin e tij.

“As menaxheri im nuk e ka ditur që ai do të vinte, domëthënë është bërë shumë kështu tinza (fshehur) me Ardit Gjebrean, ai e ka bërë bashkëpunimin. I ka pëlqyer kënga aq shumë sa tha, ‘unë do të flas me të për ta pasur te kënga’. Unë kisha 8 muaj që i lutesha Zotit, më jep MC Kreshën! E kisha një super tekst dhe thoja që kjo këngë nuk mund të jetë hajgare edhe unë për 8 muaj jam lodhur duke lypur kontaktin e Kreshës, askush s’ma jepte ashtu siç kurrkush nuk e jep numrin tim.

Ai tha nuk është stili im kënga dhe për ditëlindje të Kreshës i shkova në studio, ka folur Arditi me të edhe për ditëlindje e ka marrë dhuratë këngën “Psikopatja jote” Kresha. Dhe titulli i këngës ka dalë atë ditë që kemi dalë në skenë tek “E diela shqiptare”.

Epo me sa duket të gjitha këto munde ia vlejtën pasi Fifi dhe Kresha arritën të rrëmbejnë zemrat e publikut dhe po ashtu çmimin e tretë në festivalin prestigjioz.