Sherri mes Melisës dhe Sindit në puntatën e djeshme të “Përputhen” vazhdon të jetë shumë i komentuar. Gjatë një debati mes tyre Sindi iu drejtua Melisës me këto fjalë: “Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”. Pas kësaj deklarate Melisa doli nga studioja dhe shpërtheu në lot në prapaskenë.
Ndërkohë Sindi duket se nuk ndalet me deklaratat e saj dhe orët e fundit ka postuar në Instastory një video të saj, krah së cilës shkruan: “Jepu njerëzve një shije të ilaçeve të tyre dhe shihe si do t’i çmendë”.
Kujtojmë që ditën e djeshme pas sherrit, ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj i doli në mbrojtje Sindit duke u shprehur se ajo është më e vërteta në emision.
Pas deklaratës së Shqipes reagoi Melisa, e cila në një postim në Instastory akuzonte Shqipen dhe Sindin se po përpiqen të marrin vëmendje nga emri i saj.
“Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po “ju fiket qiriu”, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua”, shkruan Melisa.