U KRITIKUA NGA TË GJITHË/ Eleni Foureira tregon arsyen pse ndaloi së foluri shqip (FOTO) – AlpeGossip
U KRITIKUA NGA TË GJITHË/ Eleni Foureira tregon arsyen pse ndaloi së foluri shqip (FOTO)

U KRITIKUA NGA TË GJITHË/ Eleni Foureira tregon arsyen pse ndaloi së foluri shqip (FOTO)

Ajo është kritikuar shumë, veçanërisht në Greqi për faktin që e fshehu origjinën dhe nuk fliste gjuhën shqipe. Por Eleni Foureira ka treguar një tjetër arsye përse ndaloi së foluri shqipen pasi shkuan të jetonin në Greqi me familjen.

Në një intervistë për Jonida Shehun, këngëtarja zbuloi se ishte e vogël kur u largua nga krismat e 97-s në Shqipëri për një jetë më të mirë në Greqi.

Ajo u fut në shkollë duke mos ditur fare greqisht dhe prindërit u detyruan që në shtëpi të flisnin vetëm greqisht për të perfeksionuar gjuhën.

“Mami dhe babi vendosën të na flisnin në greqisht në shtëpi, që ne të mësonin gjuhën shpejt dhe të mos humbisnim shkollën, Ishte shumë e vështirë sepse nëna nuk donte që ne të humbisnim klasat dhe filluam të flisnim greqisht dhe kështu unë e humba shqipen megjithëse gjuha nuk harrohet kurrë. Unë e kuptoj por për të folur e kam të vështirë”, u shpreh Eleni.

Ajo tregoi gjithashtu se i është dashur të punojë që 13 vjeç dhe të shpërndajë pamfleta në rrugë,pra reklama nga supermarketet për të ndihmuar familjen pasi ishin të varfër.