“ISHA SHUMË E PËRLOTUR”/ Kle flet pas eleminimit nga Simiri në “Love Story”: Më shkroi në 3 të natës… – AlpeGossip
“ISHA SHUMË E PËRLOTUR”/ Kle flet pas eleminimit nga Simiri në “Love Story”: Më shkroi në 3 të natës…

“ISHA SHUMË E PËRLOTUR”/ Kle flet pas eleminimit nga Simiri në “Love Story”: Më shkroi në 3 të natës…

Klea Shkurti ishte ndër vajzat e para të eliminuara nga spektakli “Love Story” dhe ajo shprehu menjëherë pakënaqësitë ndaj produksionit. Ajo tregoi se nuk u përlot pas eliminimit nga Saimiri për të, por për shkak se ju bë një padrejtësi

Isha shumë e përlotur, dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës dhe nuk e kisha mendjen në asnjë vend tjetër pasi në asnjë moment nuk e mendoja eliminimin tim që ishte atë natë. Unë gjatë gjithë kohës kam menduar se ishte ndikimi i produksionit, por pas takimit që bëra me Verën ajo më tha që ka qenë vetëm mendimi i Saimirit. Unë isha te pesëshja e tij e preferuar dhe nuk e di pse e ka marrë këtë vendim dhe akoma nuk e kam pyetur”, ka thënë Klea për Daily Love Story

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Panorama Plus”, ajo ka treguar se pas largimit Saimiri i ka shkruar mesazh në orën 3 të natës, sepse ndihej keq për të

Saimiri më shkroi në 3 e gjysmë të natës, mbase s’e ka zënë gjumi nga ajo e cila i është urdhëruar të bënte, e më kërkoi të mbeteshim miq. Ai është tamam siç ka emrin. Për këtë pyetje përgjigjja ime është “no comment””, është përgjigjur Klea, kur e kanë pyetur se si e komenton Saimirin.

Ajo paralajmëroi s epas eliminimit se do të ketë shumë supriza prej saj dhe për “Panorama Plus” është shprehur: “Surpriza le të mbetet surprizë, por di të them që do qani shumë që më hoqët!”.