“ISHTE AQ MODEST”/ Këngëtarja shqiptare takohet me Princ Harryn (FOTO) – AlpeGossip
“ISHTE AQ MODEST”/ Këngëtarja shqiptare takohet me Princ Harryn (FOTO)

“ISHTE AQ MODEST”/ Këngëtarja shqiptare takohet me Princ Harryn (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare e hitit “Let you love me” Rita Ora ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në një koncert të organizuar nga Princ Harry në Britani. Koncerti ishte organizuar nga ana e tij për bamirësi dhe Rita ishte e ftuara e nderit.

Ata madje janë fotografuar dhe bashkë dhe nëna e Ritës Vera ka treguar publikisht përshtypjet që krijoi për Princin.

Vera ka publikuar disa foto ku shihet duke folur me Harryn dhe një tjetër ku Rita shihet duke u përqafuar me të,  pranë saj ka shkruar: “Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.