PSE NDRYSHOI MENDIM? Olta: Nuk e fitoj unë “Big Brother VIP2” – AlpeGossip
PSE NDRYSHOI MENDIM? Olta: Nuk e fitoj unë “Big Brother VIP2”

PSE NDRYSHOI MENDIM? Olta: Nuk e fitoj unë “Big Brother VIP2”

Disa ditë më parë Olta Gixhari shprehej se ajo do ishte fituesja e “Big Brother VIP2”. Madje kur Luiz Ejlli thoshte se ai do fikte dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aktorja shtonte se po, pasi ajo do ishte duke festuar për fitoren.

Por duket se Olta ka ndryshuar mendim, pasi mbrëmjen e djeshme tha se “nuk e fitoj Big Brother”. Teksa po fliste me banorët jashtë në oborr, ajo tha se nuk fiton asnjëherë në asnjë lojë.

Pjesë nga biseda:

Olta: A të thashë se unë nuk fitoj asnjëherë në lojë. S’fitoj unë asnjëherë

Kristi: S’ka gjë

Olta: Dhe ndërkohë jam futur në një garë, e kupton? Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë

Kristi: Ke fituar ca lojëra kështu

Olta: Po, edhe unë them që kam fituar, jam e fituar. Do fitoj prapë dhe do iki pastaj. Se nuk fitoj unë, e di shumë mirë

Kristi: Pse?

Olta: E di unë, e dija që kur u futa, por varja se nuk e them dot

Kristi: Nuk fiton këtu?

Olta: Joo

Kristi: Pse?

Olta: E di, e ndjej