Francezet morën atletet e shëmtuara dhe i bënë chic: 3 ide veshjesh fantastike (FOTO) – AlpeGossip
Francezet morën atletet e shëmtuara dhe i bënë chic: 3 ide veshjesh fantastike (FOTO)

Francezet morën atletet e shëmtuara dhe i bënë chic: 3 ide veshjesh fantastike (FOTO)

Ne në Anabel jemi ndoshta fansat më të mëdhenj të stilit francez, e sidomos atij parizien. Njihen për veshjet chic dhe kur u përballën me atleten e shëmtuar të momentit, veshur nga Bella Hadid me shokë, s’bënë asgjë tjetër, veçse e kthyen në një zgjedhje elegante. Atlete të tilla mund t’i kemi ruajtur nga fëmijëria, ose mund t’i kemi blerë tani që u bënë trend. S’kemi pse i lëmë të vemuara në garderobë ngaqë s’dimë t’i stilojmë. Më poshtë, tre ide veshjesh nga mjeshtre të stilit parizien.

Pallto burrërore + Shall i madh

Fustan i gjatë + Pantallona të gjera + Çantë kashte

Pantallona të gjera + Këmishë + Xhaketë lëkure

Voila, tre ide të thjeshta, të realizueshme në shtëpi me rroba që i kemi. Për habi, atletet e shëmtuara nuk duken më aq të shëmtuara. Anabel/