“JAM SHUMË E LUMTUR QË SHPËTOVA PREJ TIJ”/ 34-vjeçarja bën festë luksoze pas divorcit – AlpeGossip
“JAM SHUMË E LUMTUR QË SHPËTOVA PREJ TIJ”/ 34-vjeçarja bën festë luksoze pas divorcit

“JAM SHUMË E LUMTUR QË SHPËTOVA PREJ TIJ”/ 34-vjeçarja bën festë luksoze pas divorcit

Një 34-vjeçare nga New Jersey ishte aq e lumtur pas divorcit saqë bëri një festë luksoze për ta shënuar si ditë.

Festa e saj ishte e mbushur me tallumbacë, fruta, ëmbëlsira dhe fjalë të tilla si “ e sapo dalë nga martesa.”

Catherine Navarro u martua me bashkëshortin e saj Marc kur ishte 20-vjeçe, një vendim, sipas saj, i nxituar pasi nuk vonoi shumë dhe u pendua.

Marrëdhënia e tyre shumë shpejt filloi të bëhej e padurueshme dhe Catherine mori vendimin për divorc, por bashkëshorti kishte refuzuar.

Më pas Marc papritmas u zhduk dhe 34-vjeçarja mbeti gjyqeve për 15 vite duke u marrë me procedura në mungesë të tij.

Pas 15 vitesh betejash ligjore, Navarro u shpreh:

Isha shumë e lumtur që më në fund do të kisha sërish mbiemrin tim të vajzërisë dhe që më në fund shpëtova prej tij. U gëzova kaq shumë. Më duket sikur jam 20-vjeçe sërish.”