“JAM SI TË FORTËT”/ Bleona Qereti tregon si u mbyll në banjë në Londër për të marrë lekët – AlpeGossip
“JAM SI TË FORTËT”/ Bleona Qereti tregon si u mbyll në banjë në Londër për të marrë lekët

“JAM SI TË FORTËT”/ Bleona Qereti tregon si u mbyll në banjë në Londër për të marrë lekët

Bleona Qereti është një prej artisteve më të mira të estradës shqiptare, e cila ka disa kohë që po zhvillon karrierën e saj në Amerikë. Gjatë karrierës së saj, ka përjetuar ngjarje të ndryshme ku shpesh herë ka ndihmuar kolegët që të marrin paratë e koncerteve.

Bleona është e ftuara speciale e puntatës së fundit të “Why Not” në Ora News për vitin 2018, ku ka treguar historinë e një koncerti në Londër. Për të mos rënë pre e organizatorëve që të shfrytëzonin dhe nuk të jepnin paratë, ajo zgjodhi të mbyllej në banjë e të mos dilte në skenë derisa ti sillnin pagesën.

Bleona Qereti: Unë jam si të fortët. Mbasi marr lekët e mia, pastaj ndihmoj dhe familjen, marr dhe lekët e të tjerëve. Shumë organizatorë, flasim para shumë viteve, organizonin këto koncertet por zakonisht kishin dhe një qëllim të fshehur. Donin të thërrisnin artistët dhe të mos u jepnin lekët pas koncertit.

Kështu që, artistët e shkretë dilnin në skenë, këndonin e bënin punën e tyre dhe në fund niseshin në shtëpi pa para. Mua, pasi më ndodhi kjo punë një herë, dy herë, e pashë që ishte bërë modë kështu që nuk dilja në asnjë koncert pa marrë paratë e mia. Pasi merrja të miat, merrja dhe të kolegëve. Thoja, ‘Mirë unë që nuk dal, por nuk del asnjë njeri derisa të merrnin lekët.’ Është mentalitet i të fortëve, por unë zborin e kam bërë në Shqipëri kështu që është normale.

Mbaj mend në një koncert në Londër, ka qenë dhe Rita dhe vërtetë u mbylla në banjo dhe i thashë jam me dhimbje stomaku, nuk dal. Njerëzit bërtisnin në skenë “Bleona Bleona”. Shkon Rita e i thotë, ‘Shiko, asaj po nuk i dhe lekët nuk të del në koncert. Ta harrosh këtë punë’. Mbaj mend atë të shkretin që i binte derës dhe thoshte, Bleona i kam këtu lekët e tua. Dhe mbaj mend që unë mora lekët e gjithë grupit që kishim shkuar në Londër.