Në puntatën e kësaj të shtune në “Xing me Ermalin”, velina Kejvina Kthella njoftoi publikun se do të largohej nga emisioni në mes të sezonit, pasi diçka e bukur po e priste në Itali.
“Dua të ndjek ëndrrat e mia. Diçka e bukur më pret në Milano. Do më shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”, tha Kejvina, teksa Ermali i uroi fat dhe e falenderoi për momentet e kaluara së bashku dhe miqësinë e krijuar me njëri-tjetrin.
Disa orë më parë, Ermali publikoi në profilin e tij në Instagram edhe një video me momentet më epike të Kejvinës në prapaskenat e xhirimeve. Ajo shfaqet duke bërë lapsuse, në nerva e sipër apo duke qeshur me të madhe, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.