MARTESA NUK KA QENË E PLANIFIKUAR? Fansat e Miley-t dhe Liam janë gati të bindur për këtë gjë (FOTO) – AlpeGossip
MARTESA NUK KA QENË E PLANIFIKUAR? Fansat e Miley-t dhe Liam janë gati të bindur për këtë gjë (FOTO)

MARTESA NUK KA QENË E PLANIFIKUAR? Fansat e Miley-t dhe Liam janë gati të bindur për këtë gjë (FOTO)

Miley Cyrus dhe i dashuri i saj, Liam Hemsworth përpara pak ditësh i dhanë fund beqarisë në një festë shumë private. Ngjarja ishte diçka shumë e papritur për të gjithë, madje fansat e këngëtares mendojnë se kjo ka qenë një surprizë edhe për familjarët e çiftit. Në fotografitë dhe videot e publikuara të gjithë ata shfaqen të veshur shumë thjesht, njësoj si në përditshmëri. Përveç Miley-t që kishte veshur një fustan nusërie 8.600 dollarë dhe Liam që kishte veshur një kostum të zi, të gjithë të tjerët kishin veshje të zakonshme.

Madje motra e këngëtares së njohur shfaqet duke mbajtur një kapuç të zi në kokë.

Të gjithë fansat e tyre e kanë vënë re menjëherë këtë gjë dhe kanë shpërthyer në komente të ndryshme në rrjete sociale. Ndoshta kjo martesë nuk duhet të ketë qenë e planifikuar, sepse Miley dhe Liam janë vërtet të paparashikueshëm.