JO VETËM LOREDANA/ Këngëtari i njohur shqiptar anulon koncertet – AlpeGossip
JO VETËM LOREDANA/ Këngëtari i njohur shqiptar anulon koncertet

JO VETËM LOREDANA/ Këngëtari i njohur shqiptar anulon koncertet

Pas reperes Loredana, edhe këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka anuluar disa koncerte për shkak të Koronavirusit.

Gjatë një interviste të fundit të dhënë për “Cult” të “Kosova Press”, këngëtari Shpat Kasapi tha se ndjen keqardhje për një situatë të tillë që frikëson njerëzit.

“Këto festat e marsit, të cilat fatkeqësisht janë anuluar për shkak të Koronavirusit që është përhap, dhe më të vërtetë është për të ardhur keq sepse me frikë dalin njerëzit”, është shprehur ai.

Ai ndër të tjera ka treguar se është një person i cili e shijon jetën dhe për këtë ka muzikën, pasi Shpati në pjesën tjetër të kohës së mbetur punon si menaxher në një kompani.

“Jeta si çdoherë unë jam një tip që vërtetë e shijoj jetën dhe mundohem t’i përjetoj të gjitha ngapak, tash kohët e fundit jam edhe në një kompani shumë të madhe të cilës nuk ia them emrin, aty punoj si menaxher dhe jam edhe me koncertet normal kohë pas kohë më shumë në diasporë”, tha ai.

Dy ditë më parë edhe Loreda është detyruar ta anulojë koncertin e saj në Zvicër.

Koncerti do të kishte më shumë se 1000 persona, ndaj reperja së bashku me stafin e kanë parë të arsyeshme ta anulojnë eventin për ta realizuar në një tjetër moment.