JONIDA URON ELVANËN ME NJË FOTO TË VJETËR/ Besniku lë komentin epik: Gëzuar… – AlpeGossip
JONIDA URON ELVANËN ME NJË FOTO TË VJETËR/ Besniku lë komentin epik: Gëzuar…

JONIDA URON ELVANËN ME NJË FOTO TË VJETËR/ Besniku lë komentin epik: Gëzuar…

Sot këngëtarja Elvana Gjata feston ditëlindjen e saj të 33-të!

Diva e muzikës shqiptare ka marrë mesazhe të shumta në këtë ditë por më speciali ka qenë ai i mikes së saj më të ngushtë Jonida Vokshit dhe partnerit të saj Besnik Krapi.

Jonida ka publikuar një foto të vjetër të saj me Elvanën, ku dy mikeshat shfaqen teksa pozojnë shumë këndshëm pranë njëra-tjetrës. Ajo zgjedh t’i thotë edhe disa fjalë zemre Elvanës në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar ditën tënde të lindjes gjysma ime!”, shkruan Jonida.

Por më epik është urimi i partnerit të saj, Besnikut i cili në një koment poshtë fotos shprehet me humor:

“Elvana Gjata gëzuar gjysma e grus teme! U gzofsh e u lumtunofsh tanë jetën”.

Elvana nuk u ka kthyer ende një përgjigje, por me siguri do ta bëjë në mënyrën e saj, ashtu me humor siç di vetë ajo!