“KEMI NË PLAN TË BËJMË FËMIJË”/ Greta Koçi tregon si u njoh me bashkëshortin – AlpeGossip
“KEMI NË PLAN TË BËJMË FËMIJË”/ Greta Koçi tregon si u njoh me bashkëshortin

“KEMI NË PLAN TË BËJMË FËMIJË”/ Greta Koçi tregon si u njoh me bashkëshortin

Greta Koçi i ka dhënë fund beqarisë dhe e ftuar së fundmi tek “Rudina” ka dhënë më shumë detaje nga ky hap i rëndësishëm dhe jeta e saj në Vjenë. Greta ka rrëfyer se bashkëshorti i saj nuk është një personazh i njohur për publikun prandaj ka dëshirë që t’i ruhet privatësia.

“Unë vendosa ta them për të respektuar publikun dhe të gjithë njerëzit që më duan shpirtërisht, dhe vendosa ta ndaj dhe të them se jam shumë e lumtur, jam shpërngulur, jam martuar, nuk doja të jepja më shumë detaje. Bashkëshorti im nuk ka lidhje me fushën e artit, dhe nuk dua të cënoj privatësinë. Unë jam e martuar në të gjitha format e martesës, fustanin e bardhë nuk e kam veshur për arsye se kanë qenë shumë situata bashkë, pandemia etj, por çdo gjë tjetër e kam finalizuar. Jam shumë e lumtur, jam shumë e qetë, më ka ndryshuar jeta në sensin e mirë”, tha Greta.

Rudina Magjistari: Ku ka ndodhur njohja, është shqiptar apo jo?

Greta Koçi: Dua të them se është shqiptar, e bën jetën këtu prej kohësh, dua thjesht të them që kam një bashkëshort të mrekullueshëm përkrah, kam një vjehërr dhe vjehrrë të mrekullueshëm që do t’ja uroja çdo vajze. Jam e bekuar me shumë njerëz të mirë.

Rudina Magjistari: Ku jeni njohur?

Greta Koçi: Qendra është Austria.

Rudina Magjistari: Pra ka ndodhur aty në Vjenë, apo diku tjetër?

Greta Koçi: Nuk dua të zbuloj më shumë…

Rudina Magjistari: Cilat janë planet e tua, si e imagjionon veten tënde?

Greta Koçi: Po shijoj çdo moment, nuk kam menduar diçka konkrete, zgjerimi i familjes dhe fëmijët janë pjesë e planit, me rëndësi është se unë jam familjare dhe jam kaq e lumtur.

Rudina Magjistari: Mund të jetë kjo ndër dëshirat për Vitin e Ri?

Greta Koçi: Ti je gjithmonë parashikuese në emisionin tënd. Nuk mund ta harroj kurrë se në emisionin e kaluar, në fakt u bë një vit e ca që kemi qenë bashkë, ka qenë astrolgia Meri dhe parashikonte që do të martohesha dhe ashtu ndodhi.