Këngëtari deklaron: ‘Nëse do dua të vesh fustan, do ta vesh pse jo’ – AlpeGossip
Këngëtari deklaron: ‘Nëse do dua të vesh fustan, do ta vesh pse jo’

Këngëtari deklaron: ‘Nëse do dua të vesh fustan, do ta vesh pse jo’

Këngëtari dhe gjithashtu aktori 19- vjeçar Jaden Smith ka folur rreth zgjedhjeve të tij përsa i përket të veshurit.

Ai e ka përshkruar veten si “ikonë”, i cili po thyen në modë stereotipat gjinorë.

Smith bëri një postim në Twitter ku u shpreh:“Nëse do të dua të vesh një fustan, do ta vesh dhe kjo do të shënojë erën e re të ndryshimit.”

Jaden është përfolur disa herë për stilin e tij. Ai u fotografua përkrah aktores Amandla Stenberg, të cilën po e shoqëronte në mbrëmjen e maturës duke mbajtur veshur një fustan.

Artisti gjithashtu mori pjesë në një koleksion për femra të Louis Vuitton- it.

19- vjeçari, djali i Will dhe Jada Pinkett Smith ka lancuar madje linjën e tij të veshjeve uniseks, si një mënyrë për të promovuar një sjellje pozitive ndaj gjinisë.

Gjatë një interviste në 2016- n , i ati Will Smith i pyetur rreth zgjedhjeve të të birit tha ndër të tjera:

“Jaden nuk është fare i ndrojtur, ka 100% siguri. Ai mund të bëjë gjithçka. Për mua si prind është e tmerrshme, e frikshme, por ai dëshiron të jetojë dhe të vdesë i lirë duke i marrë vetë vendimet në jetë, pa e vrarë mendjen se çdo të mendojnë njerëzit.”