KËNGËTARI SHQIPTAR SHËROHET NGA COVID 19/ xhiron klipin muzikor para Klinikës Infektive – AlpeGossip
KËNGËTARI SHQIPTAR SHËROHET NGA COVID 19/ xhiron klipin muzikor para Klinikës Infektive

KËNGËTARI SHQIPTAR SHËROHET NGA COVID 19/ xhiron klipin muzikor para Klinikës Infektive

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës i ka dhënë leje këngëtarit, Muhamet Sejdiu për të xhiruar klip për COVID-19, para Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Kanë marrë leje nga Ministria e Shëndetësisë, për xhirimin e një spoti nga ana e Muhamet Sedjiut, i cili ka qenë me COVID-19”, tha burimi.

Insajderi, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, aty shihen mjekë e qytetarë duke marrë pjesë në klipin e këngëtarit. Disa prej tyre duket se janë edhe pa mjete mbrojtëse.

Këngëtari, Sejdiu edhe vet ka qenë i prekur nga ky virus dhe tani ka vendosur që në shenjë falënderimi për mjekët e infermierët që janë kujdesur për të, t’ju kushtojë këngë.

Dhënia e lejes nga Ministria e Shëndetësisë bie ndesh me kërkesën për respektimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virus.

Vetëm 8 ditë më parë, ministri Arben Vitia në konferencë për media ku foli për masat lehtësuese theksoi se ky vit do të jetë vit i distancës 2-metërshe. Por, njësoj nuk po ndodh edhe në rastin kur po xhirohej ky klip (mjekë e qytetarë), shihen fare pranë njëri-tjetrit.

Sot, është shënuar edhe viktima e 28 nga koronavirusi në Kosovë, teksa të infektuar janë 861 e janë shëruar 561 persona.