KËTË VERË KEMI DASMË/ Anna Lika i jep fund beqarisë (VIDEO) – AlpeGossip
KËTË VERË KEMI DASMË/  Anna Lika i jep fund beqarisë (VIDEO)

KËTË VERË KEMI DASMË/ Anna Lika i jep fund beqarisë (VIDEO)

Ditën e djeshme, aktorja e njohur Anna Lika ka festuar ditëlindjen e saj dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momente nga festa e ditëlindjes, të cilën duket se e ka shijuar jashtë mase.

Në një video të publikuar në Instagram nga tezja e saj, Ingrit Gjoni, Anna shfaqet duke hapur dhuratat dhe të gjithë janë shkrirë së qeshuri nga pusulla e Ingritit për Annën.

“Anna ime e dashur, të uroj një karrierë dhe shëndet dhe me një burrë… Mos u lodh se s’ke për ta gjetur kurrë”, shkruante Ingriti, të cilës Anna ja ka kthyer:

“Më vjen keq por do ta prish këtë ëndërr… Unë burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë. Kështu është, kur thu s’e du, s’e du, vjen. Thash gjithë vitin e dua dhe nuk erdhi. Sa thashë nuk e dua erdhi.”- rrëfeu aktorja duke qeshur.