Çifti shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ndodhen prej ditësh me pushime në Bodrum të Turqisë së bashku me dy fëmijët e tyre, Sian dhe Joelin.
Përgjatë këtyre ditëve ato nuk i kanë kursyer postimet në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga më argëtueset. Vetëm së fundmi, Ermali ka publikuar një video shumë gallatë nga dhoma e hotelit ku po qëndrojnë.
Në videon në fjalë ai shihet duke bërë karate me Sian dhe Joelin. Ermali ka shkruar se kjo ndodh kur baballarët i lë vetëm me fëmijët. Si Sia, ashtu dhe Joeli duken shumë të lumtur për kohën që po kalojnë me babain e tyre.
“Kur baballarët i lë vetëm me fëmijët. (Ofrojmë kurse të avancuar prindërimi…)”, ka shkruar Ermali krahas videos.