Kush është Jeff Bezos, “shefi” më i PUSHTETSHËM në BOTË – AlpeGossip
Kush është Jeff Bezos, “shefi” më i PUSHTETSHËM në BOTË

Kush është Jeff Bezos, “shefi” më i PUSHTETSHËM në BOTË

Një vit i begatë për miliarderin amerikan Xhef Bezos. Revista prestigjoze Forbes e rendit atë si ndër Drejtorët Ekzekutivë më të fuqishëm në botë për këtë vit. Renditja i referohet drejtuesve të kompanive të mëdha që renditen në listën e personave më të fuqishëm të botës, në krye të së cilës Forbes renditi për 2018-ën, presidentin kinez Shi Xhinping.

Xhef Bezos, themeluesit i rrjetit më të madh të blerjeve online Amazon renditet i pari ndër rivalët e tij, si Bill Gates, Uorren Bafet, Mark Zuckerberg etj. Këtë vit, ai mori kryesimin e listës së njerëzve më të pasur të botës me mbi 132 miliardë dollarë pasuri.

Këtë vit ai ia doli edhe ta rendisë kompaninë e tij Amazon, të dytën për nga vlera pas gjigandit të teknologjisë së lartë Apple. Këtë vit, ai zgjeroi gamën e bizneseve të tij duke blerë disa rrjete të mëdha supermarketesh dhe librarish.