“KY KA PËR TA TRADHËTUAR KIARËN”/ Shqipja reagon ashpër ndaj sjelljes së Luizit: Harbut – AlpeGossip
“KY KA PËR TA TRADHËTUAR KIARËN”/ Shqipja reagon ashpër ndaj sjelljes së Luizit: Harbut

“KY KA PËR TA TRADHËTUAR KIARËN”/ Shqipja reagon ashpër ndaj sjelljes së Luizit: Harbut

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj ka reaguar ndaj një veprimi të Luizit së fundmi. Gjatë një debati të Luizit me Maestron, Kiara u përpoq të ndërhynte për të qetësuar këngëtarin. Pasi ajo e kapi nga krahu, Luizi iu kthye ashpër moderatores duke i thënë që ta linte të qetë, një moment ky i cili i tërhoqi vëmendjen të gjithëve.

 

Shqipja e ka publikuar këtë moment në Instastory dhe e cilëson Luizin si një njeri harbut që në të ardhmen sipas saj ka për të ushtruar dhunë fizike ndaj Kiarës.

“Kurrë nuk mund të jem me një person të tillë, që është harbut dhe nëse do arrinte limitin, sado person pozitiv të jetë apo ta bëni, është një njeri që në një të ardhme ka për t’a dhunuar këtë femër dhe jo vetëm këtë, por cilën do femër”, shprehet Shqipja.