Kylie Jenner e hoqi gjithë mbushësin e buzëve dhe ka një arsye të veçantë përse e mori këtë vendim – AlpeGossip
Kylie Jenner e hoqi gjithë mbushësin e buzëve dhe ka një arsye të veçantë përse e mori këtë vendim

Kylie Jenner e hoqi gjithë mbushësin e buzëve dhe ka një arsye të veçantë përse e mori këtë vendim

Pak ditë më parë Kylie Jenner i shokoi të gjithë fansat e saj teksa zbuloi se kishte hequr të gjithë acidin për mbushjen e buzëve.

Për këtë vendim të papritur Kylie është komplimentuar nga ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, të cilët thonë se ajo tashmë është më natyrale.

Ndërkohë që e komplimentuan duke thënë se ajo duket yll me buzët e saj natyrale, të gjithë kanë një pyetje: “Përse ky vendim pikërisht në këtë moment?”.

Që kur Kylie është bërë nënë ka ndryshuar shumë. Një nga ndryshimet më të mëdha është fitimi i besimit në vetvete. Dashuria e madhe për vajzën e saj Stormi, e ka bërë Kylien të shikojë çdo gjë ndryshe, veçanërisht veten e saj”, – ka treguar një burim shumë i afërt i Kylie-t për “Hollywood Life”.

Me sa duket ylli i “Keeping Up With The Kardashian” që kur është bërë nënë ka arritur të gjejë paqen me veten e saj dhe ta pranojë atë ashtu siç është.

Gjetja e dashurisë së vërtetë me Travis Scot ka luajtur një rol shumë të madh në krijimin e vetëbesimit te Kylie. Ai e inkurajon atë që të jetë më natyrale, duke i thënë se ka qenë shumë herë më e bukur kur nuk i kishte buzët të bëra”, – ka thënë më tej burimi.

Jo vetëm kaq, por kohët e fundit Kylie ka hequr dorë edhe nga make-up-i dhe është shfaqur më natyrale se kurrë.

Heqja e acidit mbushës ka qenë 100% vendim i saj, por natyrisht që Travis Scot dhe Stormi kanë qenë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar që ajo të marrë këtë vendim.