LARG DETIT DHE QYTETIT/ Rudina Dembacaj zbulon me një FOTO se cili është “habitati” i saj i preferuar – AlpeGossip
LARG DETIT DHE QYTETIT/ Rudina Dembacaj zbulon me një FOTO se cili është “habitati” i saj i preferuar

LARG DETIT DHE QYTETIT/ Rudina Dembacaj zbulon me një FOTO se cili është “habitati” i saj i preferuar

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj e ka kaluar fundjavën mes natyrës dhe gjelbërimit. Ajo ka ndarë së fundmi një foto midis drurëve të prerë, mbi të cilët ka pozuar duke sjellë dhe panoramën më të bukur të vjeshtës.

“Mali eshte “habitati im” ❤️ #rudinadembacaj #malsore”, ka shkruar Dembacaj krah postimit të fundit ku bien në sy të gjitha ngjyrat e vjeshtës që kanë “zbritur” tashmë kudo.

Edhe më parë Rudina ka treguar me shumë krenari për origjinën e saj dhe se i pëlqen ta quajnë malësore, duke i shtuar hera herës këtij fakti edhe dozat e humorit që nuk mungojnë asnjëherë.

Kujtojmë se gjatë këtyre javëve, Dembacaj ka ndarë momente të ndryshme nga udhëtimet e saj së bashku me Markun, që kanë marrë vëmendjen kryesore të ndjekësve të saj.