“LE TË NISË LUFTA”/ Kim Kardashian hedh në gjyq truprojën për 6 milionë dollarë (FOTO) – AlpeGossip
“LE TË NISË LUFTA”/ Kim Kardashian hedh në gjyq truprojën për 6 milionë dollarë (FOTO)

“LE TË NISË LUFTA”/ Kim Kardashian hedh në gjyq truprojën për 6 milionë dollarë (FOTO)

Truproja i Kim Kardashian West është paditur për 6.1 milion dollarë nga ylli i famshëm pasi u plaçkit në Paris dy vjet më parë. Kompania e sigurimeve AIG pretendon se Pascal Duvier dhe kompania e tij “Protect Security” ishte neglizhente në mbrojtjen e apartamentit të Kim.

Kardashian West u plaçkit me armë dhe u lidh gjatë Javës së Modës në Tetor 2016. Kompania AIG pagoi për koston e bizhuterive të vjedhura në këtë incident.

Pesë persona të maskuar u futën në dhomën e Kim, të veshur si oficerë policie, i vunë një armë në kokë dhe pasi e plaçkitën e mbyllën në banjë.

Truproja Duvier në atë kohë po shoqëronte motrat e Kardashian, Kourtney dhe Kendall, në një klub nate.

Padia e AIG-së, e depozituar në Delaware, thuhet se pretendon truproja dhe firma e tij e la Kim të vetme në dhomën e saj.

Sipas “TMZ”, në padi gjithashtu pohohet se ka pasur shkelje të shumta të sigurisë. Duvier dhe kompania e tij “Protect Security” thuhet se kanë mbrojtur më parë edhe të famshëm të tjerë si gupi Black Eyed Peas.