“DASHURIA E BABËS”/ Vedat Ademi zbulon fotot e ëmbla nga festa e parë e të birit – AlpeGossip
“DASHURIA E BABËS”/ Vedat Ademi zbulon fotot e ëmbla nga festa e parë e të birit

“DASHURIA E BABËS”/ Vedat Ademi zbulon fotot e ëmbla nga festa e parë e të birit

Eren Ademi është gëzimi i dytë në jetën e këngëtarit Vedat Ademi! Vogëlushi feston sot ditëlindjen e tij të parë dhe prindërit e tij kishin rezervuar një surprizë të thjeshtë por shumë të bukur.

Vedat Ademi së bashku me bashkëshorten Donika dhe dy djemtë, kishin realizuar një set të ri fotografik ku në qëndër ishte Eren. Vedat ka vendosur që fotot t’i ndajë edhe me miqtë e tij në “Instagram”.

 

“Yeaaaaahhhh une jam 1 vjec… Gëzuar ditlindjen dashuria e babës, zoti të dhëntë shendet, paç fat e u bëfsh i mbarë, edhe 100 u bëfsh” – shkruan Vedat Ademi.

 

Prej disa vitesh, këngëtari shqiptar është zhvendosur në Amerikë së bashku me familjen. Ai dhe Donika janë prindër edhe të një djali tjetër, që quhet Jon.