Lori Hoxha flet për HISTORINË e saj: Nuk më duhet një datë për të kujtuar tim atë, njeriu që mbaj në zemër… (FOTO) – AlpeGossip
Lori Hoxha flet për HISTORINË e saj: Nuk më duhet një datë për të kujtuar tim atë, njeriu që mbaj në zemër… (FOTO)

Lori Hoxha flet për HISTORINË e saj: Nuk më duhet një datë për të kujtuar tim atë, njeriu që mbaj në zemër… (FOTO)

Familja Hoxha sot përkujton ndarjen nga jeta të Dritan Hoxhës, themeluesit të “Top Channel”, që solli revolucionin në botën e televizionit në Shqipëri. 10 vite më parë, ai ndrroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mbrëmjen e sotme, e ftuar në emisionin “Top Show” është vajza e tij Lori Hoxha, e cila vjen në një rrëfim të jetës së saj, pa prezencën e të atit.

Para nisjes së emisionit Lori ka postuar në rrjete sociale një foto ku tregon se si ndihet ajo sot.

“Nuk më duhet një datë për të kujtuar tim atë. Sot në 10 vjetorin e humbjes së tij, u ula për një bisedë televizive të shkurtër për të ndarë me ata që e deshën dhe e vlerësuan gjithmonë pak nga jeta jonë bashkë me të. Nuk folëm për vizionarin as për gjeniun që la shenjë në këtë vend që duam dhe për të cilin luftojmë çdo ditë. Folëm për njeriun që mbajmë në zemër, atë që se ka njohur askush dhe jam më e emocionuar se kurrë në jetë. Jeta është treguar shumë bujare me ne, por cdo ditë na mungon ai.

Uroj që cdokush që është duke kaluar një ndarje një vuajtje, një sëmundje, duke dëgjuar fjalët e mia të mos ndihet vetëm. Jo cdo gjë është siç duket, cdokush nga ne ka dicka për të cilën lufton cdo ditë. Por forca është muskul e rritet duke u ushtruar, e duhet ecur përpara me një ëndërr, me hapin e kohës, gjithmonë “, përfundon Lori.

/AlpeNew.al/