LUIZI HEDH SHAPKAT DHE XHUPIN E ANTONELËS NË PISHINË/ Olta i jep mendim: Zhyte me shkop – AlpeGossip
LUIZI HEDH SHAPKAT DHE XHUPIN E ANTONELËS NË PISHINË/ Olta i jep mendim: Zhyte me shkop

LUIZI HEDH SHAPKAT DHE XHUPIN E ANTONELËS NË PISHINË/ Olta i jep mendim: Zhyte me shkop

rëmuja e shkaktuar në shtëpi, përfshiu disa prej banorëve, ndonëse misioni ishte vetëm për tre prej tyre, për Jorin, Lorencin dhe Gertin.

Ishte Luizi ai që krijoi më shumë rrëmujë seç ishte, duke marrë sendet personale të banorëve dhe më pas i hidhte ato në pishinë.

Fillimisht ai nisi me këpucët e Kristit, më pas shkroi emrin e tij me ketchup në tavolinë. Pastaj, ai mori shapkat dhe xhupin e Antonetës dhe i hodhi në pishinë.

Bashkë me të ishte edhe Olta, e cila i tha Luizit ta zhysë xhupin me shkop në mënyrë që të shkojë në fund të pishinës.

Disa prej banorëve aluduan se cili mund të ketë gisht në këtë gjë. Elvisi tha se është e sigurtë që rrëmujën në shtëpi e ka bërë Gerti, duke qenë se ai që kur ka hyrë në shtëpi vetëm është stërvitur.

Nisur nga kjo, Elvisi mendon se ai mund të jetë njëri prej banorëve që në orët e para të mëngjesit, krijoi rrëmujë në shtëpi.