LUMTURI NË FAMILJEN E TYRE/ Pagëzohen dy fëmijët e Victoria dhe David Beckham – AlpeGossip
LUMTURI NË FAMILJEN E TYRE/ Pagëzohen dy fëmijët e Victoria dhe David Beckham

LUMTURI NË FAMILJEN E TYRE/ Pagëzohen dy fëmijët e Victoria dhe David Beckham

Dy fëmijët e vegjël të Victoria dhe David Beckham janë pagëzuar.

Stilistja dhe ish-këngëtarja publikoi në rrjetet sociale foto nga pagëzimi i djalit Cruz, 14-vjeç dhe vajzës, Harper, 8-vjeç.

Kumbarët e fëmijëve janë aktorja e famshme Eva Longoria dhe këngëtari Marc Anthony.

Victoria dhe David planifikuan një festë për pagëzimin e fëmijëve në shtëpinë e tyre në Cotswolds, ku ishin të ftuar miq si Elton John dhe Liv Tyler.

“Unë nuk mund të jem më shumë krenare për fëmijët e mi dhe mirënjohës për familjen time, si edhe për kumbarët më të mrekullueshëm,”– shkroi Victoria.

Kumbarët e Harper dhe Cruz janë miq prej shumë kohësh të David dhe Victoria. Ata u takuan me Evan për herë të parë gjatë kohës që jetonin në Los Angeles, kur ish-futbollisti luajti për LA Galaxy nga 2007 deri në 2012.

Ndërsa me Marc janë bërë miq gjithashtu që nga koha kur jetonin në LA si edhe kishin miqësi me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Lopez, derisa çifti u nda në 2012.