“MA LA SEEN”/ Andi dhe Arta realizojnë dëshirën e mbetur peng që në mbrëmje të maturës – AlpeGossip
“MA LA SEEN”/ Andi dhe Arta realizojnë dëshirën e mbetur peng që në mbrëmje të maturës

“MA LA SEEN”/ Andi dhe Arta realizojnë dëshirën e mbetur peng që në mbrëmje të maturës

Andi Artani dhe Arta Nitaj paskan qenë në të njëjtën shkollë dhe vetëm së fundmi zbluan pengun që u ka mbetur nga mbrëmja e maturës.

Në emisionin “Natë Vere”, ish-konkurrenti i “Për’puthen” kishte të ftuar Artën, ku kjo e fundit tregoi se në mbrëmjen e maturës kishte pasur dëshirë që të parakalonin bashkë me Andin, por mesa duket përpjekjet kishin dështuar.

 “Ma la seen”, tha Arta duke zbuluar se paska qenë Andi ai që e ka pamundësuar këtë.

Po asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjërat që do dhe dyshja shfrytëzuan emisionin për të bërë ecjen e mbetur peng, ku dukeshin për mrekulli.

 

Më herët, Andi ka qenë i ftuar në emisionin “Express Rozë” për disa pyetje të shpejta, Andi i ka habitur të gjithë me disa nga përgjigjet e tij. Kur u pyet se cila nga vajzat e “Për’puthen” është më seksi, ai tha Bora Zemani dhe përgjigjen e shoqëroi me një buzëqeshje. Mes vajzave shqiptare dhe kosovare, Andi zgjodhi këto të fundit si më të mirat në shtrat.

Gjithashtua ai reagoi për herë të parë edhe për prishjen e miqësisë me Atdheun. Kur u pyet nëse vazhdojnë të jenë miq bashkë, Andi tha “jo” dhe nuk prefeoi të jepte të tjera detaje se çfarë ka ndodhur mes dy djemve.

Para disa javësh Atdheu bëri një deklaratë të fortë në rrjete sociale, duke zbuluar se nuk ishte më shok me Andin.