MBUSH SOT 2 MUAJ/ Kjo pamje e Elitës dhe Zërit s’duhet humbur (VIDEO) – AlpeGossip
MBUSH SOT 2 MUAJ/ Kjo pamje e Elitës dhe Zërit s’duhet humbur (VIDEO)

MBUSH SOT 2 MUAJ/ Kjo pamje e Elitës dhe Zërit s’duhet humbur (VIDEO)

Ditën e sotme, vogëlushi i moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko, Zëri, mbush plot 2 muaj që nga ardhja e tij në jetë.

Në një video të publikuar në Instastory, Elita ka filmuar të voglin të cilin e përkëdhel plot dashuri, ndërsa ai belbëzon teksa dëgjon të ëmën.

“Bisedat tona të përditshme, Zëri 2 muaj.”- shkruan Elita krahas videos së ëmbël të vogëlushit.

Gjithashtu, moderatorja ka ndarë me fansat dy foto të të voglit, krahas së cilave shkruan fjalët më speciale:

“Nuk paska tingull më të bukur sesa e qeshura e fëmijës tënd! Zëri drita e nanes sot mbushi 2 muaj.”