“MË DHEMB SHPIRTI PËR TË”/ Adelina Tahiri tregon marrëdhënien me nënën e saj: Ja pse s’bëra dasmë (FOTO) – AlpeGossip
“MË DHEMB SHPIRTI PËR TË”/ Adelina Tahiri tregon marrëdhënien me nënën e saj: Ja pse s’bëra dasmë (FOTO)

“MË DHEMB SHPIRTI PËR TË”/ Adelina Tahiri tregon marrëdhënien me nënën e saj: Ja pse s’bëra dasmë (FOTO)

Adelina Tahiri ishte e ftuar së fundmi në një intervistë në “Prive”, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e saj private. Kur u pyet për marrëdhënien me mamanë e saj, Adelina u përlot.

Këngëtarja u shpreh se është aq e lidhur me mamanë e saj sa e merr 7 herë në telefon gjatë ditës.

Adelina u shpreh se arsyeja që nuk ka bërë dasmë ka qenë sepse nuk dëshironte ta shihte mamanë me lot.

“Unë me mamin jam shumë e afërt. Nuk ndodh ditë mos flasim nga 7 herë në telefon. Kam raporte shumë të mira me mamin. Është njeriu që dua më shumë në botë. Dua ta kem tërë jetën pranë. Kur flas për mamin, më dhemb shpirti. Tani që jam bërë nënë vetë, e dua dy herë më shumë. E di sa shumë më do dhe çfarë pjese të vetes ka hequr kur kam dalë prej shtëpie. Prandaj nuk kam dashur të bëjë dasmë, me më marr tek shtëpia, do ishte shumë e dhimbshme për mamin sepse jam shumë e lidhur me të.

Nuk ka ditë që nuk flasim. Gjithmonë kur kam qenë e vogël kanë menduar që mami kontrollon Adelinën, por nuk ka qenë ashtu. Unë sot e kësaj dite, që jam grua, jam nënë, kam nevojë për të. Burri më telefonon në mëngjes, më pyet: A fole me Teutën? Fol me të, pastaj flasim bashkë. E di ai që unë fle dhe zgjohem me mamin. E di që hyn në dhomën time, e sheh bosh dhe qan. Prekem shumë sepse unë dhe ajo jemi ekstremisht shumë të lidhura. Ajo është heroina ime dhe e di që nënat nuk janë të përjetshme dhe kjo gjë më dhemb shumë”, u shpreh Adelina.