“MË ËSHTË THARË GJYSMË E TRURIT”/ Armaldo sqarohet me Luizin: Deri ku do shkojë loja jote? Hundë lesh… – AlpeGossip
“MË ËSHTË THARË GJYSMË E TRURIT”/ Armaldo sqarohet me Luizin: Deri ku do shkojë loja jote? Hundë lesh…

“MË ËSHTË THARË GJYSMË E TRURIT”/ Armaldo sqarohet me Luizin: Deri ku do shkojë loja jote? Hundë lesh…

Mbrëmjen e djeshme Armaldo Kllogjeri duket se është nervozuar keq me Luiz Ejllin, pasi ky i fundit e ‘kërcënoi’ se do t’i bënte diçka natën. Këtë ia tha pasi Maestro e kishte djegur me cigare në dorë.

Fjalët e këngëtarit Mastro i ka marrë shumë seriozisht sa i tha Olta Gixharit se nëse ai bën ndonjë gjë ‘ose ai ose unë në këtë shtëpi’. E jo vetëm kaq, pasi Armaldo tha se mund të bënte ndonjë skandal të rëndë.

Pas një debati të fortë, Maestro vendosi që të sqarohej me Luizin dhe e pyeti “gjithë këtë e bën lojë?”.

Pjesë nga biseda:

Armaldo: Ti gjithë këtë e bëj lojë?

Luizi: Po, pse, ça?

Armaldo: Ti tallesh me mua

Luizi: Ça të thashë?

Armaldo: Ça nuk më ke thënë sot. Gjitha m’i ke thënë

Luizi: Lëre atë se nuk e ke për atë. Ti e ke për sonte

Armaldo: Do të bëj këtë, do të ashtu. Vjen fut edhe atë (Olta)

Luizi: Jo, nuk e kam futur, e tha vetë

Olta: Ça thashë?

Armaldo: Deri ku do shkojë kjo loja jote? Se presion kaq i madh

Luizi: Pse e ha ti o burrë?

Armaldo: Po më thuaj ti mua, 1, 2, 3, 4, 5, 6 gjëra. Hundë lesh, hundë patate, zar. Gjithë këtë lojë që bën ti, si ta kuptoj unë? A ka ndonjë farë serioziteti kjo lojë?

Luizi: Po, ta them unë

Armaldo: Ta tregoj unë natën kur të vij me makarona, më bën presion mua dhe më lë pa gjumë tërë natën. Të rri unë tani të ruaj tërë natën se ça bën ti

Luizi: A të thashë mos luaj se e kam lojën e rëndë

Armaldo: Po ajo loja që bëra unë ishte e thjeshtë. Pse nuk e bën lojën siç e bëj unë?

Olta: Pse bën lojë kaq të gjatë ti? Këtu ka të drejtë ai

Luizi: Të thashë kam lojë 10-fish

Armaldo: Arrite deri aty sa të them unë ‘më është tharë gjysma e trurit’

Luizi: E the vetë, nuk e thashë unë