“MË KANË KËRCËNUAR”/ Iliri rrëfen jetën në Sicili dhe hapjen e shkollës së baletit – AlpeGossip
“MË KANË KËRCËNUAR”/ Iliri rrëfen jetën në Sicili dhe hapjen e shkollës së baletit

“MË KANË KËRCËNUAR”/ Iliri rrëfen jetën në Sicili dhe hapjen e shkollës së baletit

Paraditen e sotme balerini Ilir Shaqiri ka rrëfyer për fillimet e jetesës së tij në Sicili dhe vështirësitë përgjatë karrierës.
Ai tregoi se fillimisht punonte si mësues i këtij arti tek një shkollë private, por pagesa ishte tepër e ulët dhe aspak motivuese.
“Ma jepte rrogën si me lugë kafeje, në fund të muajit kërkoja 5 lekshat nëpër shtëpi“,-tha ai.
Iliri tregoi se pas 4 vjetësh vendosi që të hiqte dorë dhe të hapte institucionin e tij personal.
Ky veprim solli sipas Ilirit edhe një sërë kërcënimesh nga ish-pronarja dhe familja e saj.
“Më kërcënuan disa herë. I thash që unë kam ardhur për botë të lirë, por duhet të kesh kujdes sepse unë nuk kam familje këtu, ju po“,- tha Iliri.
Iliri shtoi se nuk e mendoi dy herë hapjen e shkollës së tij personale, ama nga ana tjetër as nuk priste që të kishte atë sukses të menjëhershëm.