MË KENI KEQKUPTUAR/ Reagon Laura Pausini për fyerjen ndaj Beyoncé-s… (FOTO) – AlpeGossip
MË KENI KEQKUPTUAR/  Reagon Laura Pausini për fyerjen ndaj Beyoncé-s… (FOTO)

MË KENI KEQKUPTUAR/ Reagon Laura Pausini për fyerjen ndaj Beyoncé-s… (FOTO)

Pak ditë më parë, këngëtarja e famshme Laura Pausini u bë kryefjalë e mediave italiane dhe ndërkombëtare.

Kjo, pasi gjatë një koncerti në Circo Maximus, Laura u shpreh:

“Beyoncé mi fa una pippa”, pra pak a shumë “Beyoncé, ma merr në g*jë”, dhe në një intervistë më parë u shpreh kundër këngëtares amerikane, e cila mori dritën jeshile për të xhiruar në Koloseun e Romës.

Ndërkohë, pak ditë pas videos që qarkulloi në rrjet, Laura ka reaguar në një status të gjatë në Facebook ku shpjegon fjalën e saj të thënë në koncert dhe ku u drejtohet mediave mjaft e zemëruar.

“Jam shumë e lodhur duke punuar me mjaft zemër, shpirt, me mjaft pasion e duke harruar edhe të fle, por në fund i gjithë përkushtimi im përfundon duke u bërë temë thashethemesh e keqinterpretimesh”, – shprehet këngëtarja italiane.

“Pas koncertit në Circus Maximus, ata thanë që kisha ofenduar Beyoncén dhe se e doja Koloseun për vete. Çdo ditë, ju (mediat) shpikni nga një gjë të re, pa kurrëfarë arsyeje për çdo gjë të mirë e të mrekullueshme që më ndodh mua. Pse doni të vini në hije faktin që një 44-vjeçare është e aftë të mbledhë një publik aq të madh?!”, – vazhdon Laura.

Më pas, ajo shpjegon shprehjen e përdorur në koncert:

“Në Circo Maximus bëra një pjesë muzikore dhe ndryshova tekstin për të krahasuar veten me Beyoncén, dhe se si ajo është gjithmonë më e mirë se unë. Në atë shprehje, kam dashur të them se unë ta shpif sepse nuk do të jem kurrë aq e mirë si ty! Por ju e keqkuptoni të gjithën!”

Epo ja, tani mund të flemë të qetë…

Sono stanca di metterci cuore,anima, sonno, passione e tempo, tanto tempo, troppo tempo e poi leggere che ciò che rimane…

Gepostet von Laura Pausini am Dienstag, 24. Juli 2018