“MË TRADHËTOI, E TRADHËTOVA PËR HAKMARRJE”/ Kiçja flet për dashurinë: Dua një burrë serioz – AlpeGossip
“MË TRADHËTOI, E TRADHËTOVA PËR HAKMARRJE”/ Kiçja flet për dashurinë: Dua një burrë serioz

“MË TRADHËTOI, E TRADHËTOVA PËR HAKMARRJE”/ Kiçja flet për dashurinë: Dua një burrë serioz

Më mirë të zgjedhësh ta kalosh jetën me një burrë serioz apo me një burrë karagjoz, ishte tema e diskutuar këtë të martë në “Aldo Monring Show”, në Tv Klan. Kiçja, e njohur për videot e saj humoristike dha mendimin e saj në lidhje me temën.

Kiçja ishte paksa në mëdyshje pasi tha se e donte “funny” siç është edhe vetë, e më pas thoshte se serioz do ishte më mirë. Më pas ajo shtoi se më e rëndësishmja për të është që të mos e tradhtojë.

'Më tradhtoi, e tradhtova për hakmarrja', Kiçja flet

“Burri duhet ti ketë të gjitha nga pak. Dua një burrë serioz. Domethënë, jo shumë serioz. “Funny” më pëlqen më shumë. Të mos më tradhtoj, se e griva pastaj. I bëj thirrje të gjithë burrave, ai që do vij e do bëhet pjesë e jetës sime të mos më tradhtoj sepse do iket shumë keq punët”, tha Kiçja.

E pyetur nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë, ajo u përgjigj: “Normale që më ka tradhtuar dhe e kam tradhtuar. Për hakmarrje normale. Unë për momentin jam beqare. Jo se nuk gjej dot të dashur, se jam shumë e bukur për të gjetur të dashur, por nuk dua të merrem fare”.