Meghan Markle konfirmon, babai i saj nuk do e shoqërojë në altar (FOTO) – AlpeGossip
Meghan Markle konfirmon, babai i saj nuk do e shoqërojë në altar (FOTO)

Meghan Markle konfirmon, babai i saj nuk do e shoqërojë në altar (FOTO)

Meghan Markle ka konfirmuar se babai i saj nuk do të marrë pjesë në dasmën e saj me Princ Harry-n të shtunën.

Në një deklaratë të Markle, e publikuar në Twitter nga Kensington Palace, ajo shprehet se është kujdesur gjithmonë për shëndetin e babai të saj dhe shpreson që atij ti jepet mundësia për tu përqëndruar në shëndetin e tij.

Ditët e fundit janë ngritur shumë dyshime nëse Thomas Markle do ta shoqëronte vajzën e tij drejt altarit.

Të mërkurën, u raportua se ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni në zemër.

Thomas u përfshi në një skandal ku i filmua duke i dhënë fotografëve, detaje nga përgatitjet e dasmës mbretërore.

Markle i tha TMZ-së se ai nuk do të ndiqte ceremoninë për të mos turpëruar vajzën e tij. Por më vonë u raportua Markle dëshironte të ishte atje, megjithëse kjo nuk mund të ishte e mundur për shkak të shqetësimeve shëndetësore.