“MENDIMI I SAJ ËSHTË I VLEFSHËM PËR MUA”/ Shpat Deda flet si rrallë herë për partneren dhe ndikimin që ka në karrerën e tij – AlpeGossip
“MENDIMI I SAJ ËSHTË I VLEFSHËM PËR MUA”/ Shpat Deda flet si rrallë herë për partneren dhe ndikimin që ka në karrerën e tij

“MENDIMI I SAJ ËSHTË I VLEFSHËM PËR MUA”/ Shpat Deda flet si rrallë herë për partneren dhe ndikimin që ka në karrerën e tij

Këngëtari i njohur Shpat Deda solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë, ku dhe ka zbuluar gjithçka rreth jetës së tij profesionale dhe asaj personale.

I pyetur nëse ka ndonjë këngë që artisti ia ka ia ka dedikuar partneres së tij, ai u shpreh:

“Ka plot, janë më të lumtura nuk janë aq të dhimbshme. Blertën e kam partnere, do të thotë është një njeri me të cilin i ndan të gjitha, është personi që mendimin e të cilit e vlerësoj më së shumti. Është shumë e siqertë, inteligjente që do të thotë se herë punoj dhe çfarë bëj vulën e ka mendimi i saj”.

Ka patur ndonjë rast që ke kthyer gjërat për të?

“Normal, nuk është vetëm pjesa që e kam afër dhe i marr mendimin ajo ka një shije shumë të zhvilluar, ka një prespektivë tjetër që është shumë e rëndësishme. Ka një prespektivë më të rafinuar se unë për disa gjëra artistike, mendimi i saj është shumë i vlefshëm për mua”.

Ndër të tjera, Shpati rrëfeu gjithashtu se edhe motra e tij luan një rol shumë të rëndësishëm në vendimet që ai merr dhe konsultohet me të.