DO JENË ÇIFT NË FILM/ Publikohet fotot zyrtare të Luizit dhe Oltës si protagonistë të “Në kuadër të dashurisë” – AlpeGossip
DO JENË ÇIFT NË FILM/ Publikohet fotot zyrtare të Luizit dhe Oltës si protagonistë të “Në kuadër të dashurisë”

DO JENË ÇIFT NË FILM/ Publikohet fotot zyrtare të Luizit dhe Oltës si protagonistë të “Në kuadër të dashurisë”

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë publikuar fotot zyrtare të çiftit protagonist, teksa jemi në pritje të zbulimit të detajeve dhe personazheve të tjerë.

Publikohet fotot zyrtare të Luizit dhe Oltës si protagonistë

Publikohet fotot zyrtare të Luizit dhe Oltës si protagonistë

Përveç dy aktorëve protagonistë është zbuluar dhe një tjetër aktor i mirënjohur i artit shqiptar që do të jetë pjesë e kastit, Ndriçim Xhepa që luante në filma dhe teatër që nga koha e regjimit komunist. Gjithashtu, një surprizë e këtij projekti është edhe pjesëmarrja e blogeres së njohur, fitueses së ‘DWTS’, Sara Hoxha.

Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë.