“MEQËNËSE JEMI AFËR 8 MARSIT…”/ Bora Zemani nis sfidën më të re në Instagram dhe vajzat shqiptare do bëjnë namin (FOTO) – AlpeGossip
“MEQËNËSE JEMI AFËR 8 MARSIT…”/ Bora Zemani nis sfidën më të re në Instagram dhe vajzat shqiptare do bëjnë namin (FOTO)

“MEQËNËSE JEMI AFËR 8 MARSIT…”/ Bora Zemani nis sfidën më të re në Instagram dhe vajzat shqiptare do bëjnë namin (FOTO)

Bora Zemani ka nisur një sfidë të re në Instagram dhe pjesë mund të bëhen vetëm vajzat. Duke marrë shkas nga festa e 8 marsit, Bora vendosi që vajzat të tregojnë se mund t’ja dalin vetë.

Moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet mbi shkallë, duke ndërruar llambën dhe fton të gjithë vajzat shqiptare të postojnë një foto ku shfaqen duke bërë punë që konsiderohen për djem.

Menjëherë vajzat shqiptare u bënë pjesë e sfidës dhe disa foto të tyre Bora i postoi në Instagram.

“Dhe meqenese jemi afer 8 Marsit, mendoj qe te bejme nje sfide per qejfin tone. T’i tregojme te gjitheve qe ne mund te bejme cdo gje vete! Prej shume kohesh shoqeria ka favorizuar lindjen e djemve me shume sesa te vajzave… nje nga arsyet ishte se mendohej se burrat ishin me te afte se grate. Ama mendimin se Ajo nuk mund te bej nje pune te caktuar vetem se eshte nje vajze, po e zhdukim dalengadale. Kam njohur shume gra e vajza ne shqiperi ne profesione qe konsideroheshin teresisht mashkullore e qe sot, na duken shume normale per to. Prandaj shume dashuri per ju gra te forta… per ato ne profesione te veshtira, per ato qe ia dalin cdo dite krejt te vetme dhe per ato zonjat e shtepive qe kujdesen per cdo detaj. Jeni te gjitha heroina!
Tani, ejani te tregojme te gjitha punet tona te perditshme. Postoni e me dergoni fotot tuaja duke punuar dhe vini hashtag #PuneGocash”, shkruan Bora.