Trendet e dekorimit të shtëpive vijnë dhe ikin, por ca gjëra thjesht nuk funksionojnë më.
1. Jastëkët që janë një ngjyrë me divanin
Mund të luani me ngjyra, tekstura dhe motive të ndryshme që kanë ngjashmëri me materialin e divanin. E bën më interesante dhomën dhe i jep më shumë jetë.
2. Dritat e forta e të bardha
Sidomos nëse keni abazhurë rreth e rrotull shtëpisë, hiqni dorë nga dritat e forta dhe të bardha që i japin shtëpisë pamjen e një klinike dentare. Zëvendësojini me drita të ngrohta që të japin idenë e qirinjve dhe zjarrit.
3. Perdet e rënda
Perdet e rënda, siç nënkupton mbiemri, rëndojnë ambientin dhe e bëjnë të duket i trishtë. Zëvendësojini me materiale të lehta dhe ngjyra të ngrohta.
4. Tapetet që janë shumë të vegjël për dhomën
S’ka rëndësi sa i bukur është tapeti. Nëse është shumë i vogël për dhomën, duhet hequr qafe. Një tapet i vogël e bën dhomën të duket e lirë.
5. Setet e divanëve dhe kolltuqeve
Setet e kombinuara të divaneve dhe kolltuqeve i përkasin të kaluarës thjesht sepse e bëjnë dhomën të duket si foto katalogu. Nëse keni një divan dysh, zëvendësojeni me dy poltrona të këndshme.
Përshatur nga Insider