FITORJA E “KËNGËS MAGJIKE”/ Fifi: Më ka ardhur keq për Enedën kur publiku brohoriste emrin tim – AlpeGossip
FITORJA E “KËNGËS MAGJIKE”/ Fifi: Më ka ardhur keq për Enedën kur publiku brohoriste emrin tim

FITORJA E “KËNGËS MAGJIKE”/ Fifi: Më ka ardhur keq për Enedën kur publiku brohoriste emrin tim

Këtë vit “Kënga Magjike” bëri shumë zhurmë në mediat online dhe rrjetet sociale. Kjo për shkak të zgjedhjes së çmimit të parë. Fituesja u shpall Eneda Tarifa mirëpo publiku në sallë dhe në rrjetet sociale kishin si favorite Fifin.

U fol se marrëdhënia mes dy artisteve nuk është më si më parë për shkak të këtij festivali mirëpo Fifi foli për këtë gjë në emisionin “3shat”, ku tha se nuk ka hatërmbetje me Enedën, pasi i dha asaj pikët maksimale.

Fifi tregoi edhe një moment kur Eneda u ndje në siklet prej fansave, të cilët thërrisnin emrin e Fifit, kur ajo u shpall fituese duke u shprehur se i erdhi keq për të.

Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit. U ndjeva e bekuar për fansat por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”.

Ndërkohë të gjithë ju që prisni një hit tjetër nga Fifi në “Kënga Magjike 2021”, këngëtarja tregoi se nuk është e sigurtë nëse do jetë pjesë e festivalit.