Moderatorja e njohur ‘braktis’ emisionin e pasdites për një tjetër ekran. Ja për ku bëhët fjalë – AlpeGossip
Moderatorja e njohur ‘braktis’ emisionin e pasdites për një tjetër ekran. Ja për ku bëhët fjalë

Moderatorja e njohur ‘braktis’ emisionin e pasdites për një tjetër ekran. Ja për ku bëhët fjalë

Duke nisur që nga fillimi i kësaj jave, gazetarja Erjona Rusi nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Pasditja Ime” në TVSH. Rusi, e cila ishte e “e Hëna blu” e këtij formati, mësohet se do të rishfaqet sërish në Report TV, në një tjetër emision televiziv që do të nisë së shpejti. E pyetur nga “Express”, gazetarja tha se kishte kaluar një eksperiencë interesante pranë Radio Televizionit Publik Shqiptar por se tani do të nisë një sfidë të re.

“Për mua, ishte një eksperiencë shumë e bukur, mësova shumë dhe sfidova veten në një format që nuk e kisha provuar më parë. Sa mirë ja dola? Për këtë duhet të pyesim publikun. Por tani kam vendosur të nis një tjetër lloj sfide edhe më të madhe”-ka thënë Rusi për Express.

 

Gazetare prej më shumë se 15 vitesh, Erjona ka qenë moderatore e lajmeve në Report TV për 3 vjet përpara se të bëhej pjesë e “Pasditja Ime” në TVSH.Express ka mësuar se ajo do të marrë sërish një rol sa i përket moderimit të lajmeve, pasi drejtuesit e këtij Televizioni i kanë besuar asaj drejtimin e edicionit qendror çdo mbrëmje në orën 18.00.