“PO LË PAS NJË VIT ME DËSHTIME”/ Fjolla Morina bën postimin prekës për ditëlindje me të atin e ndjerë – AlpeGossip
“PO LË PAS NJË VIT ME DËSHTIME”/ Fjolla Morina bën postimin prekës për ditëlindje me të atin e ndjerë

“PO LË PAS NJË VIT ME DËSHTIME”/ Fjolla Morina bën postimin prekës për ditëlindje me të atin e ndjerë

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Fjolla Morina, e cila feston ditëlindjen.

Ajo mbush plot 33 vite sot dhe me rastin e ditëlindjes është shprehur se ndihet e bekuar.

Këngëtarja nisi të marrë urime që në orët e para të mëngjesit, pasi bëri një postim vërtet prekës në Instagram.

Ajo publikoi një foto nga fëmijëria, ku kishte pozuar me të atin e ndjerë, ndërsa falenderonte Zotin dhe të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë në ditë të vështira dhe të lumtura.

“Po hap edhe një vit tjetër në jetën time. E bekuar por mbi të gjitha me kokën lart sepse po lë pas një vit ku nuk kanë munguar momente të lumtura, të hidhëruara, gëzime, dështime e sfida.

Por të gjitha këto më kanë bërë atë që unë jam sot, një femër e fortë dhe me karakter. Shumë mirënjohëse për të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë në ditë të mira dhe ato të këqija.🙏🙌

Sot, unë vetëm dua ta falënderoj Zotin që më dha edhe një vit jetë. Shumë urime për mua🎂. #33 kurrë nuk është dukur kaq mirë🎉”, ka shkruar ajo.