MOMENTI ERDHI/ I dashuri turk i propozon për martesë Genta Ismajlit – AlpeGossip
MOMENTI ERDHI/ I dashuri turk i propozon për martesë Genta Ismajlit

MOMENTI ERDHI/ I dashuri turk i propozon për martesë Genta Ismajlit

Prej kohësh tashmë është zbuluar se Genta Ismajli është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk me emrin Hysen Usta. Fotot e çiftit vetëm së fundmi kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale ndërsa mbrëmjen e djeshme lidhjen e tyre e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja.

Biznesmeni i ka bërë një surprizë të jashtëzakonshme Gentës të cilën ajo e ka publikuar edhe në Instagram. “Të dua Genta”, shkruhet në gjuhën turke në urën e famshme të Bosforit.

“Ura e Bosforit është ndriçuar me fjalë të dashurisë. Mirënjohëse”, shkruan Genta ndërsa në një postim tjetër këngëtarja tregon emrat e tyre të shkruar në urë. “Surpriza më e bukur nga burri më i mirë. Të dua”, shkruan Genta.

Surpriza është shoqëruar edhe me fishekzjarre teksa çifti është fotografuar duke u përqafuar. Thuhet se Genta mbrëmë ka marrë propozim për martesë nga i dashuri./Xing.al