Donald Veshaj ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku jo vetëm ka konfirmuar që emisioni do të realizohet, por ka bërë të ditur edhe datën e nisjes.
“Mos më bëni të flas”– ka shkruar ai krahas videos, ndërsa bëri të ditur se emisioni do të startojë më datë 29 prill dhe do të transmetohet çdo të premte.
Kur ishte në shtëpinë e famshme atij iu ofrua emisioni Prime-time me të vëllain, Romeon, në Top Channel, që do mbante titullin “Më lër të flas”. Pas finales ata fshinë nga rrjetet sociale promon e emisionit teksa u tha se ka patur përplasje mes tyre dhe produksionit. Dy vëllezërit Veshaj nuk bënë asnjë reagim atë periudhë.
Mirëpo i zënë ‘kurth’ nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio, Donaldi zbuloi se shumë shpejt vjen programi që do të fillojë transmetimin në Top Channel.
Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonatë nga gazetarja e emisionit e cila i tregoi idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë. Aktori u shpreh se i pëlqen shumë ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.
Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni, Donaldi tha: “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”. Gazetarja i tha “Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, e ky i fundit i tha: “Vjen shumë shpejt në Top Channel”.