Aktori i humorit, Olsi Bylyku, festoi ditëlindjen e tij me një festë të madhe e cila dukej se kishte zgjatur deri në orët e para të më mëngjesit.
Në storyt e publikuara nga Olsi apo miqtë e tij u pa se ishte krijuar një atmosferë e zjarrtë dhe të gjithë po festonin. Në ditëlindje aktori kishte të pranishëm familjarë apo miq të ngushtë.
Midis urimeve të shumta nga personazhe të ndryshëm, ajo çka u vu re ishte mungesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit.
Aktori jo vetëm që nuk ndodhej në ditëlindje por as nuk e ka uruar mikun e tij. Olsi dhe Besi njihen për miqësinë e tyre që u krijua që në ‘Portokalli’ e cila u forcua gjatë viteve dhe dyshen e humorit i shikonim shumë shpesh së bashku gjatë postimeve në rrjetet sociale apo me pushime së bashku me partneret e tyre.