MOS THONI QË S’JU TREGUAM! Bëhuni gati këtë fundjavë, sepse Noizy është gati të shkatërrojë rrjetin! (VIDEO) – AlpeGossip
MOS THONI QË S’JU TREGUAM! Bëhuni gati këtë fundjavë, sepse Noizy është gati të shkatërrojë rrjetin! (VIDEO)

MOS THONI QË S’JU TREGUAM! Bëhuni gati këtë fundjavë, sepse Noizy është gati të shkatërrojë rrjetin! (VIDEO)

Me siguri e keni vënë re që ndër projektet e shumta muzikore të lançuara këtë verë, mungon një i tillë nga Noizy.

Reperi ka pritur më gjatë se të tjerët, por jo më kot!

Ai ka ndërmend të sjellë një bashkëpunim me dy artistë të huaj, për t’i vënë flakën rrjetit këtë fundjavë.

Kënga e re titullohet “All Dem Talk” dhe vjen së bashku me Gzuz dhe Dutchavelli.

Sot, Noizy ka paralajmëruar të gjithë ndjekësit e tij në Instagram se të premten ka ndërmend të shkatërrojë internetin dhe bëni mirë ta besoni!

“Të premten ora 00:00 shkatrrohet Interneti, mbajeni mend 😅 #AllDemTalk“- shkruan reperi krahas videos.

Noizy tregon se ka ndërmend ta vendosë repin shqiptar “në hartë”, ndaj bashkëpunimet e tij të fundit kanë qenë me artistë të huaj.

Duket se reperi synon tregun ndërkombëtar dhe ne ia urojmë gjithashtu këtë sukses!